Ushqimi i njëanshëm po i bën fëmijët anemikë, Dr. Kreka: Kujdes, mungesa e hekurit i jep shenjat vonë

Shëndet | 6 muaj më parë

Anemia më e hasur në përditshmëri tek fëmijët është ajo e mungesës së hekurit për të cilën mjekët fajësojnë ushqyerjen jo cilësore. Një e treta e fëmijëve pëson një anemi gjatë jetës fëmijërore.

“Vëmë re një shtim , vlerësim më të hollësishëm të prindërve dhe fëmijëve për sa i takon zbehtësisë së fëmijës, pafuqisë dhe tendencës për të mos u ushqyer normalisht dhe kjo përkthehet në vlera më të treguesve që I referohen anemisë, pra anemia kryesisht nga mungesa e hekurit kryesisht nga mungesa e hekurit ose ushqyerja e njëanshme pa produkte që përmbajnë hekur”, u shpreh Prof. Manika Kreka Face – Onkohemtologe, QSUT.

Sinjalizimi i një anemie tek fëmijët jo gjithmonë kapet në kohë dhe kjo shpesh sjell diagnozë të vonuar dhe terapi të shtyrë kohë.

“Tek fëmijët nuk kuptohet lehtë anemia sepse ata janë gjithë kohës aktiv. Edhe me një anemi të thellë, me hemoglobinë 6 ose 7 ata vrapojnë , janë energjik dhe nuk dorëzohen lehtë, nuk shfaqin marrje mendsh apo luhatje tensioni”, tha profesori.

Prof. Kreka tregon shenjat më të zakonshme:

 “Një fëmijë me ani ka të shprehur zbehje në fytyrë, çarje të cepave të buzëve dhe mungesë përqendrimi në bisedë. Prindërit ose janë shumë të lidhur me laboratorin për analiza ose janë indiferentë, por sjellja duhet të jetë ndryshe.

Pas vitit të parë të jetës çdo 6 muaj një kontroll , vizitë, tek mjeku dhe një herë në vit analiza më rekomandimin e mjekut” ,theksoi ai.

Anemitë janë korrigjueshme me ndryshimin e stilit të jetesës dhe falë mjekimit

“Terapia me hekur zgjat 3 deri ne 6muaj e kombinuar edhe me vitamina që mundësojnë përthithjen e hekurit”, tha Kreka.

Anemitë prekin njësoj të dyja gjinitë ndërsa femrat mund t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës për shkak të ciklit menstrual dhe dietave të shpeshta.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme