Austria bëhet gati për finalen e madhe të Eurovizionit, ndizet atmosfera në Vjenë

Kulturë | 7 muaj më parë

Vjena është gati për finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026.  Si fitues i edicionit të kaluar, Austria pret eventin spektakolar muzikor në arenën “Wiener Stadthalle” – i njëjti vend që priti konkursin muzikor edhe në vitin 2015.

Fitorja e vitit të kaluar erdhi falë këngëtarit austriak JJ me baladën “Wasted Love”. Ai do të performojë i pari sonte.

Austria është e kualifikuar automatikisht në finale si vend mikpritës dhe shpreson për një fitore të dytë radhazi me përfaqësuesin e saj, 19-vjeçarin Cosmó.

Jashtë “Wiener Stadthalle”, mijëra njerëz po mbërrijnë dhe atmosfera është festive, me flamuj, ngjyra dhe tifozë nga e gjithë Evropa, transmeton BBC.

Në finale marrin pjesë 25 vende, mes tyre edhe Shqipëria me këngëtarin Alis Kallaçi i cili do të ngjitet në skenë i pestë me këngën ‘Nan’.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme