Eneda Tarifa: Rikthimi i Festivalit të Pranverës, një mundësi e re për talentet e reja

Kulturë | 4 muaj më parë

Këngëtarja Eneda Tarifa ka deklaruar se rikthimi i Festivalit të Pranverës nga Radiotelevizioni Shqiptar është një mundësi edhe për talentet e reja.

Ajo e ka cilësuar atë si një hapësirë të rëndësishme për këngët e reja dhe brezin e ri të artistëve shqiptarë.

“Rikthimi i festivalit të pranverës do të thotë më shumë këngë të bukura, më shumë rini pjesëmarrëse sepse në përgjithësi Festivali i Pranverës ka qenë pak më i prirur të pranojë këngë të reja dhe figura të reja”, tha Tarifa.

Këngëtarja vuri në dukje se Shqipëria ka një brez të talentuar këngëtarësh që sipas saj, hyjnë denjësisht te liga e këngëtarëve të mirë.

 “Ne kemi një brez këngëtarësh shumë të mirë, djem dhe vajza të mrekullueshëm që janë këngëtarë dhe patjetër do të hyjnë në ligën e këngëtarëve të mirë në vend. Jam shumë e kënaqur që po u jepet një hapësirë dhe një aktivitet tjetër muzikor. Që u shtofshin!”, theksoi ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme