Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë. 76-vjeçari përplas me makinë nënën bashkë me djalin, ndërron jetë 3-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhu rreth orës 16:30 të pasdites së sotme, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë.
Automjeti i tipit “Nissan”, i drejtuar nga shtetasi Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë – nënën Sh. M. (rreth 44 vjeçe) dhe djalin e saj të mitur (rreth 3 vjeç).
Si pasojë e aksidentit, fëmija i mitur ka ndërruar jetë në spital, ndërsa nëna e tij po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, Sh. V., është shoqëruar nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




