Autobusi del nga rruga në zonën e Ishull-Shëngjinit, përfundon në kanal. S’ka të lënduar

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një autobus i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal pasditen e sotme në zonën e Ishull-Shëngjinit.

Ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, pa shkaktuar viktima apo të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, autobusi po kthehej nga Shëngjini drejt destinacionit të tij. Për të shmangur trafikun e rënduar në rrugën kryesore, drejtuesi i mjetit ka zgjedhur të kalojë nëpër një rrugë alternative të ngushtë në zonën e Ishull-Shëngjinit.

Në një moment, shoferi është përballur me një automjet që po vinte në kahun e kundërt.

Për të shmangur një përplasje frontale, ai ka bërë një manovër devijimi, por si pasojë ka humbur kontrollin e autobusit, duke dalë nga rruga dhe duke rrëshqitur në kanalin afër.

Fatmirësisht, në autobus nuk ndodheshin turistë, por vetëm anëtarë të stafit të agjencisë turistike. Personat që ndodheshin brenda mjetit kanë dalë menjëherë jashtë pa vështirësi.

Autoritetet kompetente, përfshirë Policinë Rrugore dhe shërbimet e emergjencës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Po kryhet verifikimi i plotë i rrethanave të aksidentit, duke përfshirë analizën e gjendjes së rrugës, shpejtësisë së autobusit dhe mundësinë e faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar.

Njoftimi i plotë:

Një autobus i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal pasditen e kësaj të shtune në zonën e Ishull-Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe, për t’iu shmangur trafikut, drejtuesi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës.

Në momentin kur është përballur me një automjet që po vinte në kahun e kundërt, shoferi ka devijuar për të shmangur përplasjen, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Fatmirësisht, në autobus nuk kishte turistë, por vetëm anëtarë të stafit të agjencisë, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme