Moti/ Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Ditën e sotme (17 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite.
Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




