Rutte: Pritet zvogëlim i numrit të trupave të KFOR në Kosovë, situata po përmirësohet

Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Mark Rutte e ka konsideruar si lajm pozitiv paralajmërimin e zvogëlimit të trupave të KFOR në Kosovë.
Sipas RTK, Rutte u shpreh se ulja e numrit të trupave të KFOR, është dëshmi se situata në Kosovë po përmirësohet, teksa konfirmoi se numri i ushtarëve që do të mbesin në vend, do të përputhet me numrin e trupave që ishin të pranishme para dhunës së majit të vitit 2023.
“Në këtë moment, KFOR-i ka një madhësi të përgjithshme prej rreth 4,700 trupash. Ajo që do të bëjmë është të kthehemi në nivelet para vitit 2023. Sigurisht, dhe në varësi të rrethanave, do të shihni një KFOR që ecën përpara me midis 3,000 dhe 3,500 trupa. Dhe kjo, mendoj, pasqyron situatën e përmirësuar të sigurisë, ndërsa misioni i KFOR-it mbetet absolutisht i përqendruar në detyrën e tij kryesore”, deklaroi Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Kujtojmë se pas ngjarjeve në very të Kosovës, NATO shtoi praninë e saj me mbi 1,000 trupa, duke e rritur numrin e ushtarëve në afro 5,000.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




