Moti- Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës e në vijim moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites, priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje të dobëta shiu (përjashtuar vijën bregdetare).
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




