Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë, është raportuar për herë të dytë, për mjet shpërthyes.
Lajmin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se Policia e Kosovës ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informacionin pas njoftimit të policisë në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, thuhet në komunikatë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




