U dyshua për lëndë shpërthyese në stacionin e autobusëve në Prishtinë, alarmi rezulton i rremë

Kosovë | 3 muaj më parë

Alarmi për lëndë plasëse në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka rezultuar  i rremë.

Pas marrjes së njoftimit, policia e Kosovës evakuoi qytetarët dhe rrethoi zonën, ndërsa pas kontrolleve rezultoi se nuk kishte asnjë mjet apo objekt të dyshimtë.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës për vendosjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes në lokacionin e cekur, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet e specializuara, ka rezultuar se lajmërimi apo kallëzimi ka qenë i rremë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme