Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë – Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

Aktualitet | 3 muaj më parë

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar mbi aksidentin e rëndë automobilistik të ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, i cili shënoi viktima dhe të plagosur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar ngjarjen si një moment ekstremisht të rëndë dhe ka ndarë dhimbjen me të prekurit nga kjo tragjedi.

“Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre”, shkruan Koçiu.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari shkruan se Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në vendngjarje menjëherë dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

“Thellësisht i tronditur nga aksidenti fatal në aksin rrugor Kashar – Tiranë, të autobuzit të linjës Berat – Tiranë, nga i cili ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë lënduar 13 persona të tjerë.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Hasimi, për humbjen e të shtrenjtit të tyre, si dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë personave të lënduar.

Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në vendngjarje menjëherë dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Momente të tilla të vështira duhet të shërbejnë dhe si një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, si garancia më e madhe për vetë jetën”, shkruan Lamallari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme