Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 03:45, në lagjen “Pavarësia 3”, në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




