Protesta para Kuvendit, Avokati i Popullit: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje të lartë zhvillimet e protestës së sotme, duke pasur ekipe të dedikuara në terren, në spitalet ku po trajtohen të lënduarit, si dhe në komisariatet e policisë.

Sipas njoftimit të Institucioni i Avokatit të Popullit bëhet e ditur se ekipet e Avokatit të Popullit po verifikojnë në terren gjendjen shëndetësore të çdo të lënduari – qoftë qytetar apo efektiv policie.

“Në spital, ekipi ynë po verifikon gjendjen e çdo të lënduari, qytetar apo polic, dhe po garanton të drejtën e secilit për ndihmë të plotë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit, ndërsa shton se në komisariate “ekipi ynë po verifikon respektimin e garancive ligjore për çdo të shoqëruar dhe të ndaluar: afatet ligjore, aksesin te avokati, njoftimin e familjarëve dhe kushtet e mbajtjes.”

Avokati i Popullit thekson se po dokumentohen dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës.

“Po dokumentohen gjithashtu dëshmitë e para mbi rrethanat e lëndimeve, përfshirë çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës. E drejta për protestë paqësore, e drejta për shëndet dhe garancitë e lirisë personale duhet të respektohen në çdo rrethanë”, theksohet më tej në njoftimin e Avokatit të Popullit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme