Aksident në autostradën Levan–Tepelenë/ Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si Poçem.
Sipas informacioneve të para, dy automjete të tipit “Ford” janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë siguruar zonën dhe po menaxhojnë qarkullimin rrugor.
Ndërkaq, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa grupi hetimor i Policisë po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit, përfshirë shkaqet e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




