Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër ndërsa lokalisht në veri dhe lindje vranësira të pakta deri mesatare por kalimtare.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara ndërsa në male në juglindje –jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave. Pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






