Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Kamioni përplas 34-vjeçarin grek. Dërgohet me urgjencë në Tiranë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një aksident i rëndë ka ndodhu rrreth orës 17:30 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit” në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, teksa një automjet i tipit kamion i drejtuar nga shtetasi E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një motomjet të drejtuar nga shtetasi grek J. K., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar rëndë. Ai është transportuar menjëherë me helikopter drejt Tiranës për t’u nënshtruar trajtimit më të specializuar mjekësor.

Drejtuesi i kamionit, E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor i Policisë së Gjirokastrës po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme