Operacioni “Mukja”/ Asgjësohen në pyjet e Krujës 42 bimë kanabisi, gjendet dhe një sasi e gatshme, arrestohet një 31-vjeçar (VIDEO)
Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja” duke asgjësuar 42 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe ka sekuestruar edhe 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e të njëjtit lloj e gatshme.
Në pranga ra shtetasi N. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Mukaj, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, J. M., 43 vjeç, është shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e organizuara në terren, dyshohet se dy shtetasit kishin kultivuar 42 bimë kanabisi në një zonë pyjore të fshatit Mukaj.
Gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
NJOFTIMI I POLICISË
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.
Vihet në pranga një 31-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, sherbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të organizuara në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Mukja”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Z., 31 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




