Aksion antidrogë nga toka dhe ajri në Kurbin dhe Mirditë, 3 të arrestuar, asgjësohen 436 bimë kanabis
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet intensive në territorin e Kurbinit dhe Mirditës, nga toka dhe ajri përmes përdorimit të dronëve, duke goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë tre persona, ndërsa u asgjësuan në total 436 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u zbuluan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike.
Në fshatin Sheshaj, Mirditë, shërbimet e policisë arrestuan J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke u kujdesur për 222 bimë Cannabis Sativa të kultivuara në këtë zonë.
Ndërkohë, në territorin e Kurbinit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan D. N., 47 vjeç, banues në fshatin Laç, pasi dyshohet se kujdesej për 151 bimë narkotike.
Po ashtu, në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u arrestua V. M., 44 vjeçe, pasi u zbuluan 63 bimë Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se ajo kujdesej.
NJOFTIMI I POLICISË
Kurbin-Mirditë/Vijon kontrolli intensiv i territorit, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve.
Gjatë kontrolleve dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, goditen 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Asgjësohen në total 436 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Gjatë kontrolleve intensive në territor, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, goditën 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i veprimeve policore:
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, Mirditë, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë.
- Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 47 vjeç, banues në Fshat Laç, Kurbin, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasen V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo.
Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




