Grabitën me dhunë 70-vjeçarin në Borsh, arrestohen 3 të rinj/ Si e mbajtën nën vëzhgim për dy ditë dhe e kërcënuan me pistoletë çakmak për t’i marrë paratë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke zbardhur një grabitje me dhunë të ndodhur në Borsh, ku një 70-vjeçar u mbajt nën presion dhe u kanos me një imitues arme zjarri me qëllim vjedhjen e parave.
Pas hetimeve intensive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan tre autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në pranga ranë: E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë; K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë; A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, tre të rinjtë kishin mbajtur nën vëzhgim banesën e të moshuarit për dy ditë, përpara se të kryenin grabitjen. Për realizimin e krimit, ata kishin marrë edhe me qira një automjet, i cili u sekuestrua nga autoritetet.
Hetimet zbuluan se autorët kishin hyrë në banesën e 70-vjeçarit më 12 korrik 2026, ku e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kërcënuar me një imitues arme zjarri, konkretisht një pistoletë çakmak, me qëllim marrjen e një shume parash.
NJOFTIMI I POLICISË
Himarë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Shuma”.
Hynë në banesën e një të moshuari, e mbajtën me dhunë dhe e kanosën me një imitues arme zjarri (pistoletë çakmak), me qëllim vjedhjen e një shume parash. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 3 autorët e dyshuar.
Njëri prej të arrestuarve ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për krime në fushën e narkotikëve.
Autorët kishin mbajtur në vëzhgim banesën e 70-vjeçarit për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të kryer krimin.
Sekuestrohet automjeti tip “Mercedes-Benz”.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një 70-vjeçari, se më datë 12.07.2026, në fshatin Borsh, 3 shtetas kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin policor të koduar “Shuma”.
Në kuadër të operacionit u identifikuan, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:
E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë;
K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë;
A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




