Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

Aktualitet | 3 muaj më parë

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar një 14-vjeçar, i dyshuar si autor i tentativës për vjedhje me thyerje në një market të vendosur në pedonalen e qytetit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe u pasqyrua edhe në rrjetet sociale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë nisën veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin e autorit.

Si rezultat i hetimeve, vetëm pak orë pas ngjarjes, policia bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar, një 14-vjeçar.

Policia bën me dije se me 14-vjeçarin po kryhen të gjitha veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin për të miturit, në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme