Zjarr në Shpërdhaz të Mirditës, flakë në tre vatra të ndryshme të zonës pyjore
Një zjarr ka shpërthyer sot në fshatin Shpërdhaz, në njësinë administrative Kaçinar të Mirditës. Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë tre vatra të ndryshme në zonën pyjore, pranë disa banesave të braktisura.
Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mirditë, së bashku me shërbimet pyjore, janë angazhuar menjëherë në terren.
Ekipet po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të shuar zjarrin, me qëllim që të parandalohet përhapja e tij drejt zonës së banuar.
Autoritetet lokale vijojnë operacionin e shuarjes, ndërsa dyshimet shkojnë drejt zjarrvënies së qëllimshme.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale në banesa apo persona të lënduar deri në këtë moment. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet kompetente.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




