Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë
Policia e Matit ka finalizuar operacionin e koduar “Precedenti”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.
Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sipas Policisë, pas informacioneve operative dhe kontrolleve të kryera për parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Klos, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit me iniciale R. T., në fshatin Gurrë e Vogël.
Gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pushkë, së bashku me municion luftarak, të cilat 40-vjeçari i mbante pa leje.
Ai u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




