Durrës/ Goditet me qytë pistolete 36-vjeçari, në kërkim 2 persona. Përfshihet në ngjarje edhe një efektiv

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një konflikt i armatosur për motive të dobëta ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 36-vjeçar është plagosur me sende të forta.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 15:00, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, është goditur me “qytë pistolete” nga dy banorë të fshatit: D. T., 41 vjeç – person i shpallur më herët në kërkim – dhe G. M., 27 vjeç.

Pas incidentit, të dy të dyshuarit janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Gjatë konfliktit dyshohet se është qëlluar edhe një herë në ajër me armë zjarri. Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje një gëzhojë pistolete.

Në ngjarje dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit, inspektori L. Xh., i cili është shoqëruar nga kolegët dhe ndaj tij po kryhen verifikimet përkatëse nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Forcat e Policisë kanë reaguar shpejt duke rrethuar zonën, ngritur pika kontrolli dhe duke intensifikuar kërkimet për kapjen e dy të dyshuarve që janë në arrati.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar aspektet ligjore të saj.

Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme