Seanca ndaj Laert Haxhiut/Xhuliano Xhaferraj dhe Leonard Bashaliu dëshmojnë në GJKKO për vrasjen e vëllezërve të tyre 

Kronikë | 2 muaj më parë

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt i cili u vra në 2021 ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në procesin ku Laert Haxhiu akuzohet për vrasjen e vëllait të tij. Ai ka treguar se babi i Haxhiut kishte mohuar përfshirjen e djalit të tij gjatë një takimi që kishin pasur dy palët pas ngjarjes.

“Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje”,.

Fridman Xhaferrajt, është 25-vjeçari i cili u ekzekutua në qershor 2021 dhe u hodh në një rezervuar në Korçë.

Në gjykatë ka dëshmuar edhe Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut. Edhe ky i fundit deklaroi se nuk kishte asnjë informacion se kush ishte personi që i mori jetën vëllait të tij.

“Unë kam qenë në burg, në IEVP Elbasan, kur ndodhi vrasja. E mora vesh nga televizioni që ishte vrarë Albi. Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike dhe nuk kërkova takim me askënd. Më erdhi të më takonte mamaja, por nuk folëm për ngjarjen. Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vëllain tim. Nuk më ka ardhur asnjë sinjal se kush mund ta ketë vrarë”, ka thënë ai.

Albi Bashaliu u vra në një atentat në dhjetor të 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. 

Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte tre ditë që ishte vrarë. E kishin identifikuar viktimën, por nuk ishin të sigurt. Më morën në pyetje, verifikuan që isha në burg dhe pas disa orësh mësova se ishte vëllai im. Nuk e di kush e vrau Fridmanin. Babai i Laertit, Qamili, më tha se djali i tij nuk kishte dorë dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Jemi takuar rreth një muaj pas vrasjes, pasi kemi tokat afër. E pyeta për çfarë flitej, që Laerti kishte dhënë urdhër për vrasjen, por ai më tha se djali i tij nuk kishte lidhje. Unë nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur flisja me vëllain, ai më thoshte të shihja hallet e mia dhe familjen time”, është shprehur Xhuliano Xhaferraj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme