Tepelenë, konflikt me sende të forta gjatë natës, plagosen dy vëllezër dhe kushëriri i tyre

Aktualitet | 2 muaj më parë

Tre persona kanë mbetur të dëmtuar pas një konflikti fizik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Tepelenës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta mes disa personave, tre shtetas janë goditur me sende të forta.

Të dëmtuarit janë identifikuar si A. B., 39 vjeç, E. B., 41 vjeç, vëllezër, si dhe M. B., 46 vjeç, kushëri i tyre. Të tre janë banues në Tepelenë.

Personat e plagosur ndodhen në spital dhe, sipas autoriteteve, janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

Policia ka bërë të ditur se në përfundim të veprimeve hetimore do të japë informacion më të detajuar për këtë rast.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme