Defekt në sistemin e regjistrimit të palës greke, vonesa në Pikën Kufitare të Qafë Botës

Aktualitet | 2 muaj më parë

Lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë po përballet me vonesa si pasojë e një defekti në sistemin e regjistrimit të autoriteteve greke.

Sipas burimeve nga pika kufitare, për shkak të këtij problemi është pezulluar përkohësisht përpunimi i personave dhe automjeteve, duke shkaktuar radhë në hyrje drejt territorit grek.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se specialistët po punojnë për rikthimin e sistemit në funksion sa më shpejt të jetë e mundur. Deri në normalizimin e situatës, udhëtarëve u rekomandohet të parashikojnë vonesa gjatë kalimit të kufirit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme