Të shkruara me dorë, kryeministri Rama shpjegon “Besën” me katër fjalë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një mesazh drejtuar qytetarëve, ku me shkrim dore ka vendosur në qendër katër fjalë kyçe: “besim, empati, shërbim, angazhim”.
Mesazhi vjen pak javë pas prezantimit të dokumentit politik “Besa”, një platformë që kryeministri e ka cilësuar si një nismë për të ndërtuar një marrëdhënie të re besimi mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore.
Sipas Ramës, qëllimi i kësaj platforme është që vendimet e qeverisë të mos perceptohen më nga qytetarët si “prerje në besë”, por si procese ku ata të ndihen të dëgjuar, të informuar dhe të respektuar.
Kreu i qeverisë ka shpjeguar më herët se emri “Besa” është zgjedhur me qëllim, pasi sipas tij kjo fjalë përfaqëson më së miri nevojën për të rikthyer besimin mes shtetit dhe qytetarëve.
Përmes kësaj platforme, Rama ka deklaruar se synohet që kritika të shndërrohet në vlerë, zemërimi në ndryshim, pyetjet në prova dhe protestat në një test të pjekurisë demokratike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




