Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Kronikë | 2 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në Durrës, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi me iniciale E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë kohës që punonte në kantier.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme