Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës në Devoll

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një ari ka hyrë në ndërtesën e shenjtë në fshatin Dobërgorë të Bashkisë Devoll, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Objekti njihet si simbol i bashkëjetesës fetare mes të krishterëve dhe myslimanëve në zonë.

Sipas banorëve të fshatit, kafsha e egër ka shkatërruar orendi dhe objekte të ndryshme brenda godinës. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët, të cilët kanë raportuar praninë e ariut dhe dëmet e shkaktuara.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente për riparimin e dëmeve dhe për marrjen e masave preventive.

Ata theksojnë se prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara është kthyer në një problem në rritje, që kërkon vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme