Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, gjykata lë në burg 6 persona

Gjykata e Sarandës ka caktuar sot pasdite masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë bodigardët e përfshirë në konfliktin e ndodhur më 16 gusht në lokalin “Orange”.
Shkelzen Licaj ka qenë gjyqtari i gatshëm që ka mbajtur masën e sigurisë, ndërsa prokuroria e përfaqësuar nga prokurore Hava Memko, ka kërkuar qëndrimin në burg për të ndaluarit.
Sipas raportimit të gazetares të RTSH-së, Gjykata vendos arrest me burg për 4 bodigardët.
Në pranga u vunë Marjo Katiraj, 35 vjeç; Elgent Ndoj, 38 vjeç; Faik Hoxha, 35 vjeç; Indrit Cullhaj, 34 vjeç; Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr; dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç. Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi.
Në pranga kanë përfunduar M. K (35 vjeç), E. N (38 vjeç), F.H (35 vjeç), I. C (34 vjeç), A.K. (31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr) dhe B. S (29 vjeç).
Ndërkohë, në kërkim është shpallur P. D, 28 vjeç.
Ngjarja u regjistrua në 16 gushtit në orët e para të mëngjesit, kur shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli, u përfshi në një sherr dhe dyshohet se u dhunua fizikisht nga disa persona.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




