Vrau nënën dhe plagosi babain, arrestohet një orë pas krimit autori i dyshuar në Lushnjë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një grua ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj është plagosur. Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia rreth një orë pas krimit, teksa tentonte të largohej nga Fieri.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta u angazhuan për rrethimin e zonës, ngritën pika kontrolli dhe nisën kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili konsiderohej me rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.

Pas kontrolleve dhe ndjekjes intensive, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë arritën ta lokalizonin të dyshuarin pranë Spitalit Memorial në Fier.

Në pranga përfundoi shtetasi F. Dalladaku, 45 vjeç, i cili, sipas Policisë, u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier.

I dyshuari dhe automjeti janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprimet procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin e provave dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në krimin e rëndë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme