Lëkundje të forta tërmeti në Jug të vendit, ja sa ishte magnituda

Aktualitet | 2 muaj më parë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pas mesnate në jug të vendit, duke shkaktuar panik te qytetarët në disa zona.

Sipas të dhënave paraprake të IGJEUM dhe EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me epiqendër në zonën e Himarës dhe me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Dridhjet janë ndjerë në disa zona të jugut të vendit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme në vijim, ndërsa situata po monitorohet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme