Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërpritet sërish seanca plenare
Pushimi prej 10 minutash nuk e ka qetësuar situatën në Kuvend. Deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar vijimin e seancës sipas rendit të ditës.
Kreu i Kuvendit i bëri thirrje disa herë opozitës që të lironin foltore, por në mungesë të një veprimi të tillë, Peleshi vendoi sërish për ndërprerjen e seancës për 5 minuta të tjera, deri sa të lirohet foltorja.
Situata në Kuvend u tensionua pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen e diskutimeve për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



