Taylor Swift thyen dy rekorde të Spotify për vitin 2026

Taylor Swift ka thyer dy rekorde të Spotify për vitin 2026 me daljen e albumit “The Life of a Showgirl: The Encore.”
Këngëtarja 36-vjeçare ka publikuar së fundmi “The Life of a Showgirl: The Encore” që përmban katër këngë të reja: Patient Zero, Cleveland!, Pink Clouding dhe Babylon.
Sipas Variety, kënga “Patient Zero” ka thyer rekordin e këngës më të klikuar në një ditë nga një artiste femër në vitin 2026, ndërsa Sëift vetë ka shënuar numrin më të lartë të stream-eve nga çdo artiste femër në një ditë të këtij viti.
Në një mesazh drejtuar fansave në Instagram, Taylor shpjegoi arsyen e publikimit të albumit Encore.
“Rreth një vit më parë, ju bëtë diçka vërtet të pabesueshme. Diçka që më la plotësisht pa mend… Ju i dhatë albumit The Life of a Shoëgirl javën e parë më të madhe në histori për një album. Unë shkova në Suedi për të festuar me Max dhe Shellback, dy bashkëpunëtorët e mi në këtë album.
Në fakt thjesht donim të reflektonim dhe të shijonim sa mirënjohës ishim për momentin që po jetonim, por aty kishte një studio dhe ne bëmë atë që bëjmë kur ndjejmë diçka: shkruam më shumë këngë. Shpresoj t’i doni, sepse ato lindi nga mirënjohja e pastër për entuziazmin dhe festimin tuaj të albumit që kemi bërë”, shkroi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




