Ukraina: Sulmet tona kanë nxjerrë jashtë funksionit mbi 51% të kapacitetit rus të rafinimit të naftës

Europë | 1 orë më parë

Forcat e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës kanë “nxjerrë jashtë funksionit” më shumë se 51% të kapacitetit të rafinimit të naftës së Rusisë përmes sulmeve të fundit me rreze të gjatë, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Jevhenii Khmara, në një njoftim të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes më 4 tetor.

“Këto veprime të menduara me kujdes synonin të godisnin makinën e luftës ruse dhe “ë shkatërrojnë potencialin e saj ushtarako-ekonomik”, tha Khmara.

Ukraina i trajton rafineritë ruse si objektiva prioritare, pasi të ardhurat prej tyre ndihmojnë në financimin e luftës.

Madje edhe presidenti rus Vladimir Putin pranoi më 1 tetor se sulmet i kanë kushtuar Rusisë 1% të PBB-së dhe se ato kanë arritur “pjesërisht” qëllimin e tyre, sipas raportimeve të Interfax.

Ministria nuk publikoi mënyrën e llogaritjes së kësaj shifre.

“Pasojat e operacioneve ukrainase nuk janë gjithmonë të dukshme menjëherë. Por efekti grumbullohet dhe prodhon një rezultat të prekshëm,” theksoi ministria.

Ministria përmendi tetë objekte të goditura kohët e fundit, ndër të tjera. Një prej tyre është Rafineria e Naftës e Moskës, të cilën Ukraina e goditi në një sulm masiv me dronë natën e 20 shtatorit, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.

Rafineria, e operuar nga Gazprom Neft në lagjen Kapotnya të Moskës, furnizon rreth 40% të tregut të karburantit të Moskës dhe 70% të kërkesës së rajonit të Moskës për benzinë dhe karburant aviacionit, sipas kanalit rus të lajmeve në Telegram, Astra.

Një tjetër është KINEF, e cila është sulmuar disa herë. Ajo është rafineria e dytë më e madhe e naftës në Rusi sipas kapacitetit, dhe ushtria ukrainase e goditi natën e 30 gushtit, duke shkaktuar zjarr në objekt.

Ministria përmendi gjithashtu rafineritë e Jaroslavlit, Permit, Ilsky, Saratovit dhe Syzranit, si dhe kompleksin e portit të Ust-Lugës.

Ndërkohë, prodhimi dhe prokurimi i dronëve ukrainas me rreze të gjatë është trefishuar këtë vit, dhe Ministria e Mbrojtjes planifikon t’i zgjerojë më tej.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme