Moti/ Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

Aktualitet | 1 orë më parë

Ditën e sotme (9 tetor), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim pritet të regjistrohen reshje me intensitet mesatar deri të lartë. Në këtë zonë, shiu mund të shoqërohet herë pas here me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë të jenë prezente, kryesisht me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme