Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira, reshje në disa zona

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kryesisht me kthjellime ndërsa e vranësirat prezente përgjatë relieveve malore të vendit, më te theksuara ne jug.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata te izoluara ne jug-juglindje të vendit.
Era pritet të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




