Papa Leoni i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale/Kreut të Kishës Katolike iu zbulua një nodus në mushkëri

Europë | 2 orë më parë

Kreu i Kishës Katolike, Papa Leoni XIV-të përshëndeti nga dritarja e makinës mbështetësit e mbledhur jashtë Vatikanit ndërsa u nis drejt spitalit Gemelli në Romë, pasi gjatë pasdites do t’i nënshtrohet  ndërhyrjes kirurgjikale në mushkëri ku gjatë kontrolleve të fundit mjekët zbuluan një nodus.

“Masa është e vogël dhe e lokalizuar mirë, – tha Papa 71-vjeçar ndërsa ai po ndjek këshillën e mjekëve për t’u trajtuar në spital. Vatikani bëri me dije se koha e rikuperimit të Papës pritet të jetë rreth një javë dhe takimet e tij janë anuluar deri më 20 tetor.

Ndërsa në nëntor Ati i Shenjtë pritet të zhvillojë edhe një udhëtim të planifikuar për në Amerikën e Jugut, ku nga 6 deri më 17 nëntor, Leoni XIV-të do të qëndrojë në Uruguai, Argjentinë dhe Peru. Kjo ndërhyrje kirurgjikale shënon shtrimin e parë në spital të 71-vjeçarit që kur u bë kreu i Kishës Katolike më 8 maj 2025.

“Gemelli” në Romë është spitali ku zakonisht trajtohen papët, dhe ata qëndrojnë në një suitë të veçantë në katin e 10-të, e cila ka një faltore të vogël dhe një sallë takimesh. Vatikani historikisht ka qenë shumë i rezervuar në lidhje me shëndetin e papës, por filloi të ishte më transparent gjatë sëmundjes së paraardhësit të Leonit XIV-të, Papa Françeskut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme