Ulet me nga 6 lekë çmimi i naftës dhe i benzinës, Bordi publikon tarifat e reja
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të hidrokarbureve në vend. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me 190 lekë për litër.
Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 14 tetor 2026 dhe hyn në fuqi sot, në orën 14:00. Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg.
Krahasuar me çmimet e përcaktuara një ditë më pare nga Bordi, nafta ka pësuar ulje me 6 lekë për litër, nga 219 lekë në 213 lekë, ndërsa benzina pëson gjithashtu një ulje prej 6 lekësh, nga 196 lekë në 190 lekë për litër.
Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, çmimet maksimale të shitjes janë përcaktuar si më poshtë: Nafta (gazoil): jo më shumë se 213 lekë/litër në shitjen me pakicë dhe 201 lekë/litër në shitjen me shumicë. Benzina: jo më shumë se 190 lekë/litër në shitjen me pakicë dhe 178 lekë/litër në shitjen me shumicë. Bordi thekson se çmimet e përcaktuara janë kufijtë maksimalë që operatorët mund të aplikojnë në treg, ndërsa zbatimi i tyre është i detyrueshëm për subjektet që tregtojnë karburante me shumicë dhe pakicë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




