Një i vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat pranë Parisit, dyshohet për akt terrorist

Një person ka humbur jetën dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Trappes, një zonë në perëndim të Parisit. Autoritetet franceze po e trajtojnë ngjarjen si një incident të mundshëm terrorist.
Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, i cilësoi ngjarjet si “shumë të rënda” dhe konfirmoi se i dyshuari për sulmin është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim policor.
Hetimet i kanë marrë përsipër Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit (PNAT), e cila po shqyrton dyshimet për “vrasje në lidhje me një ndërmarrje terroriste”.
Sipas kryetarit të bashkisë së Trappes, Ali Rabeh, një person ka qëlluar me armë nga automjeti i tij ndaj disa njerëzve që ka hasur gjatë lëvizjes, të premten në mëngjes.
Ndërkohë, mediat franceze raportojnë se numri i të plagosurve mund të jetë më i lartë se ai i konfirmuar fillimisht. Sipas këtyre raportimeve, mes të plagosurve mund të jetë edhe një fëmijë 12-vjeçar.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e sulmit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



