Rama dënon djegien e shilteve para Kryeministrisë: Partia Demokratike është “mëma e dhunës”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka dënuar djegien e shilteve të vendosura mëngjesin e sotëm si simbolikë e kërkesës për dialog. Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë e ka cilësuar Partinë Demokratike si vatrën kryesore të tensioneve dhe akteve vandalizuese në kryeqytet, referuar edhe djegies së shilteve nga protestues të opozitës.
Në reagimin e tij, Rama theksoi se veprimet e ndërmarra nga protestuesit tregojnë fytyrën e vërtetë të opozitës, të cilën e akuzoi drejtpërdrejt për nxitjen e dhunës dhe cenimin e hapësirave publike.
Ai nëvizoi se shkatërrimi i simboleve të dialogut, shilteve të vendosura rreth sofrës përballë godinës qeveritare mban autorësinë e qartë të forcave politike që mbështesin destabilizimin.
View this post on Instagram
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



