Egnatia, kapiteni Aleksi për Lincoln: Nuk ka ekipe të lehta

Conference League | 21 minuta më parë

Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e radhës në Conference League, Lincoln. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, mesfushori i rrogozhinasve paralajmëroi për një lojë sa më të thjeshtë dhe qetësi maksimale në grup për të mposhtur kundërshtarin.

“Dita e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, por jo vetëm për ne por për të gjithë futbollin shqiptar. I gjithë fokusi është te ndeshja e nesëme, gjithë javës jemi stërvitur shumë mirë, lojtarët janë në formë të mirë. Duhet të jemi sa më të qetë, të luajmë sa më thjeshtë në fushë dhe të zbatojmë detyrat që na janë dhënë”.

“Sa e vështirë është të mbajmë skuadrën me këmbë në tokë? Në disa momente është e vështirë, por në disa momente jo, sepse kemi lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur në nivele të tilla edhe më parë, por dhe gjatë javës kem punuar që të jemi sa më të qetë dhe të mos futemi në presion”.

“Ne, favoritë? Në futboll asnjëherë nuk i dihet, sidomos në garat europiane. Gjithsesi, ne kemi lojtarë me eksperiencë dhe në ndeshje deçizive kanë rezultuar vendimtarë, shpresoj që edhe nesër të jemi sa më të qetë, sepse kjo do na ndihmojë që të arrijmë objektivin që kemi”.

“Sekteri i këtij ekipi? Eksperienca që kemi fituar. Më përpara euforia që luanim në një garë europiane nuk na ka ndihmuar, por këtë vit që nga fillimi jemi treguar dinjitoz me futbollin që kemi luajtur. E rëndësishme është që të besojmë te vetja, te grupi, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Nëse besojmë të vetja, çdo gjë është e arritshme”.

“Lincoln, një kundërshtar i lehtë? Jo, nuk mendojmë kështu. Në futbollin europian, por edhe në kampionatin tonë, nuk ka ekipe të lehta. I vlerësojmë të gjithë kundërshtarët njëllojë, jemi përgatitur maksimalisht. Do japim gjithçka pë ta fituar këtë ndeshje”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme