Vangjeli: Mëkati më i madh dhe i pafalshëm në PS, të punosh pas shpinës së Ramës

Politikë | 20 minuta më parë

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishani në RTSH24 se në Partinë Socialiste, sidomos pas vitit 2013, rregulli kryesor ka qenë mosveprimi pas shpinës së Edi Ramës.

Sipas Vangjelit, rregulli i pashkruar i mbijetesës në kampin socialist është i qartë dhe çdo devijim prej tij ka pasur kosto të lartë politike e personale për protagonistët.

“Tani për të ardhur tek Partia Socialiste, unë do t’ju bëj një ë renditje shumë të shkurtër për atë të cilët socialistët vetë e konsiderojnë si mëkatin më të madh të mundshëm dhe që nuk falet. E të jesh në Partinë Socialiste, sidomos 2013 e këtej dhe të mendosh se çfarë do të bëhej mbas shpinës së Ramës ishte mëkati i fundit që mund të falej.

Dhe ka një listë ata të cilët kanë guxuar ta bëjnë. Njëri është i dënuar, tjetri është i paraburgosur, tjetra është e pandehur, një tjetër ndërmjet i internuar në një parti tjetër. Duke ju thënë, duke ju thënë, duke ju thënë, duke ju thënë titujt e tyre, po do ju kaloj në emra”, tha Vangjeli.

Duke iu referuar emrave konkretë që kanë guxuar të projektojnë veten si pasardhës apo alternativa brenda partisë, analisti vuri në dukje se bilanci i tyre është dramatik, pasi njëri ka përfunduar i dënuar, një tjetër i paraburgosur, një tjetër e pandehur dhe një tjetër i larguar në një parti të re.

“Tani Tahiri përfundoi i dënuar. Ben Blushi i cili pak kush e di në Tiranë. Blushi ndoshta vetë ka refuzuar ta tregojë por ka qenë pjesë e një marrëveshjeje bashkë me zotin Rama mbas largimit të Nanos ndoshta që njëri do ta provonte një mandat garën me Berishën, i cili u internua në parti tjetër ishte pjesë e një marrëveshje të këputur të thyer nga Rama i cili nuk e mbajti premtimin e dhënë mbas zgjedhjeve të humbura të 2009-s. Erion Veliaj i cili është i paraburgosur. Edhe ky është një sekret i vogël publik në Tiranë. Të gjithë e dinin që Erioni përgatitej për të nesërmen mbas Ramës. Madje dhe kjo është pjesa qesharake historisë. Kishte njerëz rrotull tij të cilët kishin filluar dhe të ndanin postet ministrore. Një pjesë e tyre përfunduan dhe në paraburgim edhe në burg”, tha më tej Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme