Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth, ekipet e mirëmbajtjes në terren

Aktualitet | 18 minuta më parë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të natës aksin rrugor Bogë-Qafë Thorë-Theth, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipeve të mirëmbajtjes për pastrimin e rrugës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.

Sipas njoftimit, ekipet dhe mjetet e mirëmbajtjes kanë vijuar punën në terren për largimin e dëborës dhe kriposjen e rrugës, me qëllim mbajtjen e aksit të kalueshëm.

Në koordinim me strukturat përgjegjëse, situata vijon të monitorohet, ndërsa është ruajtur gatishmëria për ndërhyrje të tjera në rast nevoje.

Aktualisht, që prej orëve të mëngjesit, në këtë zonë raportohen vetëm reshje shiu.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme