Lëndë plasëse në oborrin e një banese në Ksamil, shkaktohen dëme të vogla materiale

Aktualitet | 20 minuta më parë

Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se është hedhur rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm në oborrin e banesës së një 76-vjeçari me inicialet I. A., banues në Ksamil.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi: 

Ksamil/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme