Durrës/ Zbardhen 6 vjedhje në subjekte tregtare, vihet në pranga i riu

Aktualitet | 20 minuta më parë

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, duke bërë të mundur zbardhjen e gjashtë vjedhjeve të kryera në subjekte tregtare të qytetit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Në pranga ka rënë shtetasi E. Xh., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtën vepër. Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e rendit.

Sipas hetimeve paraprake, 23-vjeçari dyshohet se ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të tjera me vlerë në gjashtë subjekte tregtare, të ndodhura në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të Durrësit.

Policia po vijon punën hetimore për të dokumentuar nëse i arrestuari është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Zbardhen 6 vjedhje të kryera në 6 subjekte tregtare, në Durrës.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e rendit, si rezultat i punës hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë bërë të mundur zbardhjen e 6 rasteve të vjedhjes, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:

– E. Xh., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të ndryshme me vlerë, në 6 subjekte tregtare, në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të qytetit të Durrësit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme