Beleri për median greke: Çështjen do ta çoj në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Eurodeputeti i zgjedhur, Fredi Beleri do të qëndrojë në qeli deri në tetor, pasi Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me dy vite burg.
Menjëherë pas vendimit, në një prononcim për “CNN Greece”, Beleri ka paralajmëruar se çështjen do ta çojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe se nga tani e tutje problemin do ta ketë kryeministri Edi Rama.
““Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte i pritshëm, pasi grushti i shtetit ndaj meje ishte planifikuar në çdo hap nga vetë kryeministri. Gjithsesi një gjë është e sigurt: Unë kam nisur tashmë procedurat e ankimimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Strasburg dhe kam besim se do vihet drejtësia”.
Më tej media greke shkruajnë se Beleri nuk do të mund të jetë i pranishëm në Strasburg në korrik për të bërë betimin e tij.
Beleri shton se kryeministri i Shqipërisë ka vepruar si një puçist i zakonshëm, duke shtuar se ai ka duruar shumë padrejtësi dhe do të durojë edhe për disa javë të tjera nëse do të jetë e nevojshme.
“Kam duruar kaq shumë muaj pavarësisht padrejtësisë dhe grushtit të shtetit kundër meje. Do të duroj edhe disa javë nëse është e nevojshme”, thekson eurodeputeti i zgjedhur.
“Në fund, drita gjithmonë fiton mbi errësirën”, përfundon ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




