Emigrantët, Meloni mbron paktin me Shqipërinë: Është kandidate për BE, nuk po i dëbojmë

Europë | 3 vite më parë

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni (o. Giorgia), e ka quajtur “historike” marrëveshjen me Shqipërinë për të ndërtuar dy qendra emigrantësh.

Partitë në opozitë me “Vëllezërit e Italisë”, që ajo drejton, e kanë komentuar marrëveshjen si një pakt për të dëbuar emigrantët që presin të procedohen nga autoritetet italiane.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Meloni ngriti disa shqetësime, si nga pikëpamja praktike ashtu edhe nga të drejtat e njeriut.

“Është një marrëveshje që për mendimin tonë është historik, sepse mund të merret si model edhe për vendet e tjera, për bashkëpunimin midis BE-së dhe vendeve jo në BE.“

Të dyja qendrat në Shqipëri do të jenë në gjendje të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë njerëz, të cilët do të qëndrojnë në kamp deri sa të përfundojnë procedurat për verifikimin e kërkesës për azil, por edhe për riatdhesimin e mundshëm.

“Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por tashmë sillet sikur të ishte një Shtet Anëtar. Jam krenare që ne dhe Shqipëria ishim të parët që imagjinuam një zgjidhje të tillë dhe pa dyshim ata që nuk pajtohen me këtë mund të thonë çfarë të duan, por nuk mund të argumentohet se synimi ynë është të dëbojmë dikë në një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE.“

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme