Sulmi me 14 viktima në Pragë, autori vrau dhe babanë e tij. Qeveria shpall të shtunën zi kombëtare

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia në Pragë, ku 14 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, pas të shtënave me armë nga një student.
Policia ka bërë me dije se ka gjetur të vdekur edhe babanë e sulmuesit. Sipas policisë, studenti 24-vjeçar ka vrarë babanë e tij, para se të kryente sulmin që u mori jetën 14 personave.
Pas një takimi të posaçëm të kabinetit, presidenti Petr Pavel tha se 23 dhjetori do të ishte një ditë zie me flamujt në ndërtesat zyrtare që do të valonin në gjysmështizë dhe njerëzit u kërkuan të mbanin një minutë heshtje në mesditë.
Kryeministri Petr Fiala tha se “i armatosuri i vetëm … humbi shumë jetë të të rinjve”. “Nuk ka asnjë justifikim për këtë akt të tmerrshëm,” shtoi ai.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden (Joe Biden) dënoi sulmin “të pakuptimtë” dhe Shtëpia e Bardhë tha se SHBA ishte gati të ofronte ndihmë.
Presidenti francez Emanuel Makron shprehu “solidaritetin” e tij me popullin çek, si dhe liderët e tjerë evropianë, duke përfshirë shefen e BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




