Izraeli rikthehet në tryezë për të negociuar lirimin e pengjeve

Botë | 3 vite më parë

 

Izraeli ka filluar të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të ndërprerë luftimet në këmbim të pengjeve që ende mbahen robër në Gaza.

Kjo mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm që nga rifillimi i operacioneve ushtarake të Izraelit.

Izraeli pritet të kërkojë edhe një herë lirimin e pengjeve, përfshirë gratë, me qëllimin për të liruar të gjithë pengjet në Gaza.

Megjithatë, duket se Izraeli kthehet në tryezën e bisedimeve në një kohë kur kryeministri Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij përballen me presion të jashtëzakonshëm në frontin e pengjeve, veçanërisht pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit vranë gabimisht tre pengje izraelite.

Hamasi, gjithashtu, është nën presion të konsiderueshëm dhe zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë thënë se besojnë se rifillimi i luftimeve, dhe veçanërisht IDF që synon Gazën jugore, do të rrisë presionin ndaj Hamasit për të pranuar një armëpushim tjetër të përkohshëm.

Hamasi po kërkon “më shumë të burgosur të rëndë se më parë”, tha një zyrtar izraelit, duke iu referuar lirimit të grave palestineze dhe të burgosurve adoleshente nga burgjet izraelite në këmbim të pengjeve në marrëveshjen e fundit midis dy palëve, transmenton CNN.

Shumica e palestinezëve të liruar u ndaluan dhe nuk u akuzuan, nuk u gjykuan ose nuk iu dha një mundësi për të mbrojtur veten. Disa thonë se as nuk u është thënë pse po i ndalonin.

Gjatë pauzës së parë shtatë-ditore në luftime, çdo ditë, Hamasi duhej të lironte të paktën 10 pengje izraelitë të rrëmbyer më 7 tetor.

Armëpushimi mori fund kur Hamasi refuzoi të lironte pengjet e mbetur. Që atëherë, zyrtarët e SHBA-së dhe Katarit kanë vazhduar të diskutojnë mënyrat për të siguruar lirimin e pengjeve të tjera.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme